Flash

Autor i disa grabitjeve në kryeqytet, në pranga 26-vjeçari

Lapsi.al 8 April 2026
Autor i disa grabitjeve në kryeqytet, në pranga 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet. Agustjan Hyka ka thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe gjatë muajit prill ka vjedhur disa shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë e një tjetër subjekt.

Agustjan Hykës i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për veprën penale ‘dhuna në familje’. Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e të tjera rasteve të vjedhjes me autor 26-vjeçarin.

“Finalizohet operacioni i koduar “Penaliteti”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë. Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe, gjatë muajit mars, kreu 6 vjedhje/tentativa për vjedhje, vihet në pranga 26-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve/administratorëve të subjekteve për vjedhje të pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Penaliteti”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i disa rasteve në këtë fushë, shtetasi A. H., 26 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI