Flash

Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stambull, plagosen dy policë

Lapsi.al 7 April 2026
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stambull,

Të shtënat me armë zjarri u dëgjuan këtë të martë përpara ndërtesës ku ndodhet Konsullata Izraelite në lagjen Beshiktash, Stamboll, duke shkaktuar panik dhe një reagim të shpejtë nga shërbimet e emergjencës.

Sipas burimeve zyrtare tre sulmues u përfshinë në shkëmbim zjarri me policinë ndërsa dy prej tyre u vranë dhe një i tretë u kap i plagosur rëndë. Po ashtu dy oficerë policie u plagosën gjatë ndërhyrjes.

Ekipe të shumta policie u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe u morën masa të rrepta sigurie në zonë.

Ministri i Brendshëm turk, Çaliskan Çiftçi, deklaroi se tre individë që u përfshinë në një përleshje të armatosur me policinë para blloqeve Yapı Kredi Plaza në Stamboll janë neutralizuar ndërsa dy oficerë policie pësuan lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Sulmuesit kishin arritur në Stamboll nga një qytet tjetër me një automjet me qira ndërsa nga hetimet e para u zbulua se njëri prej tyre ka lidhje me një organizatë që shfrytëzon fenë.

Ministri i Drejtësisë, Akın Gürlek, deklaroi:

“Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit nisi menjëherë një hetim mbi incidentin pranë Konsullatës Izraelite. Një zëvendëskryeprokuror dhe dy prokurorë publikë janë caktuar për të hetuar ngjarjen dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Hetimi po zhvillohet me kujdes dhe në koordinim me njësitë përkatëse të zbatimit të ligjit, për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e incidentit.”

Autoritetet po vazhdojnë punën për të sqaruar motivet e sulmit dhe për të mbrojtur sigurinë e zonës dhe personelit diplomatik.

Të këshilluara

Dallëndyshe Bici parqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në foto, Bici nuk ishte e shoqëruar teksa hynte në Gjykatën e Posaçme A...

10:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI