Flash

Sot gjyqi i ish-kryebashkiakes Tropojë në GJKKO, deputetët e PD thirren si dëshmitar

Lapsi.al 7 April 2026
Sot gjyqi i ish-kryebashkiakes Tropojë në GJKKO, deputetët e PD

Deputetët e PD-së, Gazmend Bardhi dhe Elda Hoti kanë mbërritur në Gjykaten e Posaçme, ku janë thirrur si dëshmitarë në procesin gjyqësor të Zyra Islamaj, ish-kryetares së komanduar të bashkisë Tropojë. Bardhi dhe Hoti janë thirrur si dëshmitarë në cilësinë e kallëzuesit ndaj Islamajt. Bashkë me dy deputetët, do të paraqiten edhe Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati. Zyra Islamaj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku kryebashkiakja e komanduar, kishte interesa personale. Islamaj, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj.

Ajo ka ndërhyrë te ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI