Flash

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

Lapsi.al 7 April 2026
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e Belinda Ballukut, duke lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra. Më 13 mars, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, pasi është marrë e pandehur nga SPAK.

Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO më datë 22 nëntor. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për ish-zëvendëskryeministren Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë. Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI