Flash

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Lapsi.al 7 April 2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku një 62-vjeçare shqiptare ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë palgosur. Aksidenti ndodhi midis kabinave të pagesës Ankona Nord dhe Sud, në autostradën me drejtim për në Bolonja në kilometrin 218.

Një makinë u përplas me një automjet të rëndë, i cili thuhet se kishte ndaluar për shkak të një avarie, në një tunel. Mediat italaine shkruajnë se u plagos shoferi 52-vjeçar, motra e viktimës dhe një djalë 10-vjeçar, i cili po trajtohet në spitalin Salesi.

Dy të rriturit e plagosur në përplasje u nxorën nga automjeti, ndërsa fëmija dhe gruaja mbetën të bllokuar në makinë. Policia italiane po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksodentit të rëndë.

Të këshilluara

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me ...

16:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI