Flash

Trump: Nuk mund të lësh armët bërthamore në duart e të çmendurve

Lapsi.al 6 April 2026
Trump: Nuk mund të lësh armët bërthamore në duart e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për gazetarët në një event për Pashkët në Shtëpinë e Bardhë. Trump është shprehur se nëse do të varej prej tij, ai do ta vazhdonte luftën për të marrë naftën e Iranit.

“Nëse do të varej nga unë, ne do ta merrnim naftën, do ta mbanim dhe do të fitonim shumë para”, tha Trump.

Por ai ka shtuar se populli amerikan dëshiron që lufta të mbarojë dhe se ai dëshiron "t’i bëjë ata të lumtur". Duke vijuar me komentet e tij për luftën në Iran, Trump tha se “nuk mund të lësh armë bërthamore në duart e njerëzve të çmendur".

Presidenti amerikan vlerësoi edhe një herë se konflikti mund të përfundojë në një kohë të shkurtër, me kusht që qeveria iraniane të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se ka ndodhur një ndryshim i plotë i regjimit, duke pretenduar se bashkëbiseduesit që tani përfaqësojnë palën iraniane duken më pajtues.

"Njerëzit atje tani janë shumë më të arsyeshëm sesa të çmendurit që kishit në fazën e parë dhe të dytë. Ata ishin të çmendur, njerëzit me të cilët po negociojmë tani në emër të Iranit janë shumë më të arsyeshëm", tha presidenti amerikan.

Të këshilluara

Trump: Irani ka afat deri nesër!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmon se ka marrë një propozim nga Irani për armëpushim, duke e quajtur atë "të rëndësishëm", ndërsa sqaron se nuk shkon a...

20:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI