Flash

Shpërthimi në Lezhë/ Pronarët e bizneseve: Dëmet janë të pallogaritshme, duam ndihmë

Lapsi.al 6 April 2026
Shpërthimi në Lezhë/ Pronarët e bizneseve: Dëmet

Pas shpërthimit të fuqishëm që ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e djeshme, në lagjen Besëlidhja, banorët kanë reaguar rreth situatës teksa presin ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.

Sipas tyre, përveç ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve në momentin e shpërthimit, nuk ka mbërritur ende asnjë ekip për vlerësimin e dëmeve materiale. Ata shprehen se po përpiqen vetë të pastrojnë mbetjet dhe të menaxhojnë situatën.

“Dëmet janë të pallogaritshme. Për sa i përket njerëzve, falë Zotit familjarët janë mirë, por për dëmet nuk ka fjalë,” shprehet njëra prej pronareve të bizneseve të dëmtuara.

“Kjo do të jetë gjëja më e domosdoshme dhe emergjente, të trajtohen me shumë përgjegjësi, për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.”, tha ponari i një tjetër biznesi që u prek nga shpërthimi.

Të këshilluara

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Kryedemokrati, u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim...

10:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI