Flash

Shpërthim në oborrin e banesës së një personi në Memaliaj

Lapsi.al 6 April 2026
Shpërthim në oborrin e banesës së një personi në

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në fshatin Toç të Memaliajt. Shpërthimi shkaktoi dëme materiale në oborrin e një banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10. Sipas njoftimit të policisë, një sasi tritoli dyshohet se është vendosur në oborrin e banesës së një 67-vjeçari.

Pas shpërthimit, autorët dyshohet se janë larguar me automjet, të cilin më pas e kanë djegur në aksin “Krahës–Memaliaj”, pranë fshatit Qesarat. Për të humbur gjurmët ata janë larguar më tej në këmbë. Policia ka nisur kontrolle në zonë për kapjen e autorëve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI