Flash

Projektvendimi/ Qeveria ashpërson masat për ndotjen

Lapsi.al 6 April 2026
Projektvendimi/ Qeveria ashpërson masat për ndotjen

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti një projektvendim të ri që do të zëvendësojë plotësisht legjislacionin e vitit 2015 mbi cilësinë e ajrit të mjedisit.

Ky draft i ri synon të përafrojë standardet kombëtare me direktivat më të fundit të Bashkimit Evropian, duke vendosur rregulla shumë më të forta për monitorimin dhe menaxhimin e ndotësve.

Çfarë sjell drafti i ri?

Ndryshimet e propozuara janë thelbësore. Sipas relacionit shpjegues bashkëngjitur projektvendimit, “legjislacioni i vjetër nuk arrinte të reflektonte kërkesat bashkëkohore, ndaj është zgjedhur rruga e një ristrukturimi të plotë në vend të një amendimi të pjesshëm”.

Për herë të parë, dokumenti integron ndotës të rinj dhe indikatorë shtesë për cilësinë e ajrit, “përfshirë monitorimin e rreptë dhe specifik të grimcave PM10 dhe PM2.5, oksideve të azotit, hidrokarbureve dhe metaleve të rënda”. Krahas zgjerimit të listës së ndotësve, do të aplikohen metodologji të reja për matjen dhe modelimin e ajrit, të cilat do të japin një pasqyrë shumë më të qartë të situatës në terren, shkruan rtsh.al.

Ndikimi në shëndet dhe kostoja financiare

Krijimi i këtij kuadri të konsoliduar pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në shëndetin publik. Identifikimi më i saktë i burimeve të ndotjes do t’u japë mundësi autoriteteve të ndërhyjnë në kohë për reduktimin e tyre.

Sa i përket faturës financiare, zbatimi i këtij vendimi nuk parashikon një ngarkesë të menjëhershme shtesë për buxhetin e shtetit. Megjithatë, drafti bën të qartë se në të ardhmen do të kërkohen investime graduale për të modernizuar dhe mbajtur në funksion rrjetin kombëtar të monitorimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI