Flash

Përjetoi vd*kjen, Oscar tërhiqet nga futbolli: “Im bir më thoshte: Kthehu, baba”

Lapsi.al 6 April 2026
Përjetoi vd*kjen, Oscar tërhiqet nga futbolli: “Im bir më
Në moshën 34-vjeçare – të mbushura shtatorin e kaluar – futbollisti brazilian Oscar ka njoftuar në orët e fundit tërheqjen nga futbolli profesionist, pas shqetësimit shëndetësor që e kishte kapur në nëntor, kur gjatë vizitave mjekësore me Sao Paulon kishte humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në biçikletën statike për një test nën sforco.

Oscar, nëntorin e kaluar kishte pësuar arrest kardiak

Diagnoza kishte qenë sinkopë vasovagale (pra humbje e përkohshme e ndjenjave e shkaktuar nga rënia e presionit të gjakut dhe e ritmit të zemrës), madje një episod aq i rëndë sa shkaktoi arrest kardiak të futbollistit për dy minuta e gjysmë. Që nga momenti kur ish-mesfushori i Chelsea kishte pasur atë problem në zemër, me pasojë një frikë të madhe, ai kishte marrë në konsideratë tërheqjen. Deri te njoftimi zyrtar i lamtumirës nga futbolli i luajtur, pavarësisht se kishte një kontratë me Sao Paulo – klub ku ishte rritur dhe ku ishte rikthyer pas 14 vitesh në dhjetor 2024 – deri në fund të vitit 2027: “Doja të luaja ende. Mendoj se kam si aftësitë futbollistike, ashtu edhe moshën për të vazhduar të luaj, por fatkeqësisht ndodhi kjo. Tani tërhiqem. Po mbyll një karrierë që më ka çuar në shumë vende, praktikisht në të gjithë botën”.

Përvoja pranë vdekjes e Oscar: “Pata ndjesinë sikur dola nga trupi im”

Duke kujtuar humbjen e ndjenjave të 11 nëntorit 2025, që për pak sa nuk i kushtoi jetën, Oscar tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë pranë vdekjes, diçka që sigurisht ka pasur peshë në vendimin e tij për të lënë futbollin: “Zemra ime ndaloi për dy minuta e gjysmë, ishte një tronditje. Sot arrij të flas më mirë për këtë, më parë isha shumë i emocionuar. Më bënë testin, humba ndjenjat, presioni i gjakut ra dhe zemra u ndal”.

Lexo më tej: São Paulo, Oscar humb ndjenjat gjatë vizitave mjekësore: lojtari dërgohet në spital

“Më bënë reanimacion kardiopulmonar për më shumë se dy minuta – vazhdoi Oscar – Mbaj mend vetëm që humba ndjenjat, asgjë tjetër. Të gjithë thonë se kur je pranë vdekjes, del nga trupi yt. Kam pasur ndjesi të ngjashme. Je pa ndjenja, ndodhesh në një ëndërr shumë të bukur. Gjithçka është shumë e shpejtë, pashë djalin tim që më thoshte: ‘Kthehu, baba!’”. Oscar tërhiqet me 48 paraqitje me kombëtaren braziliane dhe shumë trofe në vitrinë, nga Premier League dhe Europa League të fituara me Chelsea, te Recopa Sudamericana e fituar me Internacional. Fantazisti brazilian u bë një legjendë në Shanghai, ku fitoi tre kampionate kineze, duke shpërndarë gola dhe asiste me shumicë. Një “mërgim” nga futbolli i madh – që përkoi me vitet më të mira të karrierës së një futbollisti, nga mosha 26 vjeç e lart – që i solli një pasuri prej rreth 175 milionë eurosh vetëm nga pagat. “Të gjithë futbollistët duan të fitojnë para për të ndihmuar familjet e tyre”, kishte thënë me sinqeritet në momentin e transferimit nga Chelsea te Shanghai SIPG në vitin 2017. Sot, me një pasuri që kalon ndjeshëm 200 milionë euro, mund të thuhet se familja e Oscar do ta ketë pjatën në tavolinë për shumë breza…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI