Flash

Orteku në Norvegji/ Dy skiatorë humbin jetën dhe dy të tjerë plagosen

Lapsi.al 6 April 2026
Orteku në Norvegji/ Dy skiatorë humbin jetën dhe dy të

Dy skiatorë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga rënia e një orteku ditën e sotme në Norvegji. Sipas autoriteteve vendase, viktimat janë një djalë, rreth 30 vjeç dhe një vajzë rreth 20 vjeç.

Incidenti i rëndë me ortekun ka ndodhur pak pas orës 11:00, me kohën lokale pranë qendrës së skive Hemsedal, në veriperëndim të Oslos.

Ekipet e shpëtimit, vullnetarët dhe një helikopter morën pjesë në operacionin për të gjetur skiatorët e zhdukur. Ndërkohë gjendja shëndetësore e dy të plagosurve ende nuk dihet.

Autoritetet lokale kishin paralajmëruar për ditën e sotme se rreziku i ortekëve në zonë ishte rritur.

Të këshilluara

Trump: Irani ka afat deri nesër!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmon se ka marrë një propozim nga Irani për armëpushim, duke e quajtur atë "të rëndësishëm", ndërsa sqaron se nuk shkon a...

20:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI