Flash

Misioni "Artemis II" thyen rekordin historik, arrin pikën më të largët nga Toka

Lapsi.al 6 April 2026
Misioni "Artemis II" thyen rekordin historik, arrin pikën më

Katër astronautët e misionit Artemis II të NASA kanë arritur pikën më të largët nga Toka që ka prekur ndonjëherë njeriu, duke vendosur një rekord të ri historik në eksplorimin hapësinor.

Ekuipazhi, i përbërë nga astronautët amerikanë Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen, udhëton prej javës së kaluar me kapsulën Orion, e nisur nga Florida.

Sipas Reuters, ata pritet të arrijnë një distancë maksimale prej rreth 252,760 miljesh nga Toka, duke tejkaluar rekordin 56-vjeçar të vendosur nga misioni Apollo 13 me afro 6,600 kilometra më shumë.

Gjatë kësaj faze, astronautët do të kalojnë mbi anën e errët të Hënës, duke e vëzhguar atë nga rreth 4 mijë milje lartësi, ndërsa Toka do të shfaqet në sfond si një objekt i vogël.

Ky moment përbën kulmin e misionit gati 10-ditor Artemis II, i cili është fluturimi i parë testues me ekuipazh në kuadër të programit Artemis. Ky program synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2028 dhe ndërtimin e një baze amerikane atje, si hap drejt misioneve të ardhshme në Mars.

Fluturimi rreth Hënës do të zgjasë rreth gjashtë orë dhe do të shoqërohet me ndërprerje të përkohshme komunikimi, pasi sateliti natyror do të bllokojë lidhjen me rrjetin e komunikimit në hapësirë të thellë të NASA-s.

Gjatë kësaj kohe, astronautët do të realizojnë fotografi të detajuara të Hënës përmes dritareve të Orionit, duke kapur pamje të rralla shkencore, përfshirë momentin kur Toka shfaqet dhe zhduket mbi horizontin hënor.

Në Qendrën Hapësinore “Johnson” në Houston, dhjetëra shkencëtarë po ndjekin misionin në kohë reale, duke analizuar përshkrimet dhe të dhënat që dërgon ekuipazhi nga hapësira.

Të këshilluara

Trump: Irani ka afat deri nesër!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmon se ka marrë një propozim nga Irani për armëpushim, duke e quajtur atë "të rëndësishëm", ndërsa sqaron se nuk shkon a...

20:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI