Flash

Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Lapsi.al 6 April 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia e Tiranës, pasi është arrestuar një 37-vjeçar me rrezikshmëri të lartë. Ai qarkullonte i armatosur dhe i pajisur me mjete të rrezikshme. Nga policia njoftohet se në pranga ra shtetasi me iniciale P. D., 37 vjeç, banues në Paskuqan. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi me një motomjet pa targa.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe zbardhen 2 të tilla, të kryera nga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet, si rezultat i ndjekjes policore, një 37-vjeçar që kishte siguruar, për qëllime kriminale, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, pa targa. Në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur maskë silikoni.

Sekuestrohen sasi lënde eksplozive (gati për shpërthim), 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni dhe 1 motomjet pa targa (i dyshuar i vjedhur). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI