Flash

Berisha: Kemi barrën fiskale më të lartë në botë për naftën. Rama tallet!

Lapsi.al 6 April 2026
Berisha: Kemi barrën fiskale më të lartë në botë

Mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë është mbajtur Foltorja e radhës e opozitës. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij, ku foli për çmimin e naftës në vendin tonë, që sipas tij është më i larti në botë.

Ndër të tjera, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po "tallet me shqiptarët", ndërsa shtoi se ka një qëndrim armiqësor ndaj të rinjve shqiptarë.

“Këto kohë nafta nga bordi i tij ka arritur nivelet më të larta në botë, 220 lekë. Mashtruesi deklaron se po u rrit mbi këtë nivel, do të ulë me 8 lekë akcizën. Nuk është asgjë. Por problemi është se gjer në këtë nivel, rritja e TVSH-së është mbi 8 lekë dhe nuk kthen asnjë qindarkë. Problemi është se ky njeri ka vendosur mbi litrin e naftës, barrën fiskale më të lartë në botë. Kush të dojë, të kërkojë në Google, vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në Europë, Shqipëria del. Vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në botë, Shqipëria del.

Kurse ky tallet me shqiptarët u thotë se po e lëviz akcizën kur nafta të tejkalojë 220. Nuk ka asnjë skrupull dhe mëshire. Qëndrimi i tij ndaj të rinjve shqiptarë është qëndrimi më armiqësor që mund të mbahet ndaj tyre. Studentëve shqiptarë u them edhe njëherë se ju, të dashur studente e studentë, paguani tarifën më të lartë në Europë pas studentëve të Britanisë së Madhe dhe Holandës. Se ju paguani një tarifë 4 herë më të lartë se Austria, Sllovenia, Franca, Gjermania. Dhe po t’i marrim në proporcion me rroga, është 16 herë më e lartë. Dhe ky vjen dhe u tregon dokrra.

Vjen dhe u thotë studentëve se më rrihnin dhe më burgosnin nëpër komisariatet e aeroporteve për problemin e vizave. Mashtron në mënyrën më ordinere. Vizat jo që nuk i hoqi ai, por përkundrazi bëri grevë urie në këtë shesh që vizat të mos hiqeshin për shqiptarët, dhe tani u thotë atyre se kjo ishte arritja e jetës sime. Pra, kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka turp, që nuk ka ndjenja, që jka korruptuar gjer në palcë veçanërisht mediat shqiptare, të cilat shpërndajnë në linjat e tyre mashtrime, trillime 24 orë mbi 24 orë”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Nesër Vlora pa ujë

Qytetarët e Vlorës do të përballen nesër me ndërprerje të furnizimit me ujë. Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka bërë me dije përmes një njoftimi se në zbatim të pro...

20:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI