Flash

Anija me 30 pasagjerë mbytet pranë ishullit ku u xhirua filmi me Tom Hanks

Lapsi.al 6 April 2026
Anija me 30 pasagjerë mbytet pranë ishullit ku u xhirua filmi me Tom

Ekipet e shpëtimit të Fixhit po punojnë për të parandaluar derdhjen e naftës pasi një anije turistike u mbyt pranë ishullit në të cilin u xhirua filmi “Cast Away” i vitit 2000 me Tom Hanks.

Anija “Fiji Princess” e kompanisë “Blue Lagoon Cruises” u mbyt pas përplasjes me një shkëmb nënujor pranë ishullit të pabanuar Monuriki të shtunën. Të 30 pasagjerët dhe 17 nga 31 anëtarët e ekuipazhit u nxorën nga anija po atë ditë. Nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Autoriteti i Sigurisë Detare të Fixhit tha se oficerët e tij kishin mbërritur për të vlerësuar anijen e goditur. “Kontrollet fillestare konfirmuan se anija ka pësuar dëme serioze në anën e pasme. Një pjesë e anijes poshtë saj është dëmtuar gjithashtu”, - tha një zëdhënës.

"Anija pësoi defekt në motor dhe u raportua se po merrte ujë pas mbytjes. Për shkak të detit të trazuar dhe valëve të forta, oficerët nuk ishin në gjendje ta inspektonin në mënyrë të sigurt anijen në atë moment" – tha ai.

Anija mbante rreth 20,000 litra naftë. Zëdhënësi tha se autoritetet kishin çuar pajisje për parandalimin e derdhjen së naftës.

Pasagjerët dhe ekuipazhi i evakuuar u kthyen në Portin Denarau. Ekuipazhi i mbetur po ndihmonte përpjekjet e shpëtimit dhe po ankoroheshin në anijen simotër të Fiji Princess, Cougar, për arsye sigurie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nesër Vlora pa ujë

Qytetarët e Vlorës do të përballen nesër me ndërprerje të furnizimit me ujë. Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka bërë me dije përmes një njoftimi se në zbatim të pro...

20:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI