Flash

Gigi Hadid reagon për përmendjen e saj në dosjet e Epstein

Lapsi.al 5 April 2026
Gigi Hadid reagon për përmendjen e saj në dosjet e Epstein

Supermodelja Gigi Hadid ka reaguar ashpër pasi emri i saj u përmend në dosjet e publikuara së fundmi që lidhen me financierin e dënuar për abuzime seksuale, Jeffrey Epstein.

Në një koment në Instagram (të fshirë më pas), ajo u shpreh: “Më vjen për të vjellë,” duke iu përgjigjur një ndjekësi që kërcënoi se do ta hiqte nga lista e ndjekjeve.

“Është e tmerrshme të lexosh që dikush që nuk e ke takuar kurrë flet për ty në atë mënyrë. Sidomos në këtë kontekst,” shtoi ajo.

Modelja 30-vjeçare theksoi se nuk ka pasur asnjëherë lidhje me Epstein.

“Nuk e kam takuar kurrë atë përbindësh,” deklaroi ajo, duke shtuar se beson se emri i saj është përmendur pasi ai “përpiqej të merrte meritat për karrierat e njerëzve për të manipuluar viktimat e tij.”

Hadid shpjegoi gjithashtu pse nuk kishte reaguar më herët publikisht, duke thënë se nuk donte të largonte vëmendjen nga viktimat reale të çështjes.

Ajo tregoi se ka nisur të punojë në industrinë e modës që në moshë të re, duke u takuar me agjenci përpara se të mbushte 18 vjeç dhe duke nënshkruar kontratë me IMG në vitin 2012.

“Kam punuar fort çdo moment që nga ajo kohë,” theksoi Hadid, duke shtuar se përmendja e emrit të saj në ato dokumente është shqetësuese dhe e papranueshme.

“Dua ta them qartë: nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje me atë njeri të neveritshëm,” u shpreh ajo.

Pas publikimit të miliona dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emrat e Gigi Hadid dhe motrës së saj Bella Hadid u përmendën në një shkëmbim emailesh të vitit 2015.

Në mesazhe, persona të paidentifikuar diskutonin se si motrat Hadid u bënë modele dhe fituan para, duke hedhur pretendime të pabazuara për mënyrën e suksesit të tyre.

Jeffrey Epstein u akuzua për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual ndaj dhjetëra vajzave. Ai u arrestua në vitin 2019, por vdiq në burg po atë vit, ndërsa priste gjyqin. Ndërkohë, bashkëpunëtorja e tij, Ghislaine Maxwell, po vuan një dënim prej 20 vitesh burg për trafikim seksual.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI