Flash

Tha se u plagos në punë, emigranti afrikan në Shkodër ndryshon dëshminë para policisë

Lapsi.al 4 April 2026
Tha se u plagos në punë, emigranti afrikan në Shkodër

Një aksident i rëndë në punë në zonën industriale të Shkodrës ka zbuluar aktivitetin e paligjshëm të një fabrike kompostimi, ku mbeti i plagosur rëndë një shtetas i huaj. Fillimisht, i dëmtuari deklaroi se ishte lënduar në një hotel. Por më pas, pas publikimit të një fotoje ku shihej duke dalë i gjakosur nga ambientet e fabrikës, ai pranoi se ishte plagosur gjatë punës.

Sipas burimeve, ai ka pësuar prerje të rënda në gjymtyrë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Hetimet paraprake tregojnë se ai punonte prej kohësh në këtë subjekt, i cili dyshohet se ushtronte aktivitet në të zezë, pranë shkollës “Arben Broci”. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke u fokusuar te kushtet e sigurisë në punë dhe ligjshmëria e aktivitetit, si dhe përgjegjësia e pronarëve të fabrikës.

Të këshilluara

Procesi i integrimit, Rama akuzon opozitën!

Kryeministri Edi Rama vijoi sërish sulmet ndaj opozitës, duke theksuar se po vepron kundër interesit kombëtar sa i përket procesit të integrimit të vendit në BE...

14:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI