Flash

Rusia s’ka për të rrëmbyer Zelenskyn/ Moska: Nuk do të veprojmë si SHBA me Maduron

Lapsi.al 4 April 2026
Rusia s’ka për të rrëmbyer Zelenskyn/ Moska: Nuk do të

Kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko deklaroi se Rusia nuk do të rrëmbejë Volodymyr Zelenskyyn, ndryshe nga mënyra si vepruan SHBA-të ndaj Nicolás Maduro, duke e cilësuar këtë si çështje vetërespekti. Në një intervistë për TASS, ajo iu referua zhvillimeve të fundit në Venezuelë, ku Uashingtoni kreu një operacion ushtarak dhe arrestoi presidentin Maduro.

“Rusia nuk do ta rrëmbejë Volodymyr Zelensky ashtu siç vepruan Shtetet e Bashkuara me Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro, është çështje vetërespekti. Ky nuk është stili ynë. Ne jemi vendi më i respektuar në botë. Nëse do ta bënim këtë, do të humbisnim respektin për veten tonë. Për të mos përmendur që Shtetet e Bashkuara nuk fituan asgjë nga vrasja e Ajatollah Ali Khamenei. Por njolla do të mbetet në histori përgjithmonë", tha Valentina Matviyenko.

Sipas raportimeve, më 3 janar SHBA ndërmorën sulme ndaj objektivave në Karakas dhe më pas konfirmuan kapjen dhe dërgimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij në SHBA, ku më 5 janar dolën para një gjykate federale në Nju Jork për akuza që lidhen me trafik droge, të cilat i kanë mohuar. Delcy Rodríguez, ish-zëvendëspresidente, aktualisht ushtron detyrën e presidentes në Venezuelë pas këtyre zhvillimeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI