Flash

Partizanit i anulohen dy gola, Vllaznia i merr fitoren në fund me dy gola të Dodaj

Lapsi.al 4 April 2026
Partizanit i anulohen dy gola, Vllaznia i merr fitoren në fund me dy gola

Vllaznia ka dhënë një tjetër sinjal të fortë në garën për titull, duke fituar në transfertë ndaj Partizani në “Arena e Demave”. Një sukses me peshë jo vetëm për renditjen, por edhe për mënyrën se si erdhi, ndaj një skuadre që prej javësh dukej e pathyeshme. Partizani deri diku i pafat, për dy golat e anuluar Isgandarli, por në fund vendosi Kejvin Dodaj, me dy gola që nxorrën praktikisht nga lufta për titull të kuqtë (-12), që sidoqoftë mbeten në katërshe.

Trajneri Edi Martini konfirmoi edhe një herë se di të gjejë formulën e duhur përballë skuadrës së drejtuar nga Oltjon Kërnaja. Në fakt, seria pozitive e Partizanit pa humbje në tetë ndeshje kampionati u ndërpre pikërisht nga Vllaznia, ashtu siç kishte ndodhur edhe herën e fundit kur të kuqtë dolën pa pikë nga fusha.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d1432807016.mp4"][/video]

Nëse në Shkodër ishte Vllaznia që i dha fund ecurisë së Partizanit, këtë herë kuqeblutë e bënë të njëjtën gjë edhe në Tiranë, duke treguar se diferenca mes dy skuadrave këtë sezon nuk është rastësi. Heroi i mbrëmjes ishte Kevin Dodaj. Sulmuesi vendosi takimin me dy gola në minutat e fundit, në një kohë kur ndeshja dukej se po shkonte drejt një barazimi. Ishin goditje që jo vetëm vulosën tri pikët, por edhe i dhanë Vllaznisë një tjetër shtysë morale në fundin e sezonit.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d1411df30d6.mp4"][/video]

Dy golat e Isgandarli, të anuluar 

Nga ana tjetër, Partizani do të ketë pengje për dy rastet kur Vusal Isgandarli dërgoi topin në rrjetë, por në të dyja episodet pozicioni i tij ishte i parregullt. Keqardhje për sulmuesin azer, i kthyer nga Kombëtarja me gol, e protagonist i dy gjesteve spektakolare, fatkeqësisht në pozicion të parregullt.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d1399e6c06f.mp4"][/video]

Kjo fitore e rikthen Vllaznia te suksesi pas tri ndeshjeve pa fitore dhe e mban skuadrën në marshim drejt titullit kampion. Ndërkohë, Partizani mbetet 12 pikë larg kreut, një diferencë që në këtë pikë të sezonit duket gjithnjë e më e vështirë për t’u rikuperuar. Bilanci sezonal mes dy skuadrave e thekson edhe më shumë epërsinë e shkodranëve: tri fitore për Vllazninë dhe një barazim në katër përballje direkte.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI