Flash

Lufta dhe kriza e naftës/ Meloni do të vizitojë Gjirin Persik

Lapsi.al 4 April 2026
Lufta dhe kriza e naftës/ Meloni do të vizitojë Gjirin Persik

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është përgjigjur presidentit të SHBA-së Trump duke theksuar se Evropa duhet të mbrojë interesat e saj dhe jo të ndjekë një rrugë të ndarë nga SHBA.

“Unë vazhdoj të besoj se në fushën gjeopolitike Evropa ka pak për të fituar nga një rrugë e ndryshme nga SHBA. Megjithatë, puna jonë është të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kur nuk pajtohemi, duhet ta themi. Dhe këtë herë, nuk pajtohemi.”-tha ajo për mediat italiane.

Meloni ka njoftuar më herët se do të vizitojë rajonin e Gjirit Persik, së pari si një gjest solidariteti por edhe për të garantuar furnizimet energjetike për Italinë.

Meloni kujtoi se kishte vizituar Algjerinë për çështjen e gazit natyror ndërsa tani fokusi është te nafta, pasi në Gjirin Persik Italia siguron 15% të nevojave të saj.

Ndërsa për tensionet e brendshme politike pas humbjes së referendumit për reformën në drejtësi ajo hodhi poshtë spekulimet për dorëheqje apo ndryshime në qeveri.

“Këto janë alkimi të qarqeve të pushtetit, që nuk i interesojnë askujt”, deklaroi ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI