Flash

Dhunuan për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, Policia: Në kërkim tre persona

Lapsi.al 4 April 2026
Dhunuan për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, Policia: Në

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ku mbeti i vrarë 63-vjeçari, Ismail Aliaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës ka patur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë që policia deklaron sot se për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim 3 persona. Personat e shpallur në kërkim janë, Anxhelo Ceci 31 vjeç, Xhafer Ngucaj 34 vjeç ,banues në Vlorë dhe Eni Hysaj, 23 vjeç banues në Gjorëm.

Njoftimi i Policisë:

Goditën me grushte, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçarit, shpallen në kërkim 3 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin I. A., 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e goditjeve, shtetasi I. A. ka humbur jetën. Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

A ia vlen të rivihet në punë ARMO?

Shtrenjtimi i çmimit të naftës në tregun e pakicë, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes së produktit në bursa, rikthen debatin nëse duhet të rindërtohet dhe të vi...

08:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI