Flash

Bosi i Camorra-s arrestohet në resortin luksoz, do të kalonte Pashkët me familjen

Lapsi.al 4 April 2026
Bosi i Camorra-s arrestohet në resortin luksoz, do të kalonte

Prania në rrjetet sociale dhe analiza e lëvizjeve financiare të familjarëve çuan në identifikimin dhe arrestimin e Roberto Mazzarella nga karabinierët në një resort luksoz në Vietri sul Mare. Bosi 48-vjeçar i klanit Camorra ndodhej në vilë me bashkëshorten dhe fëmijët për festat e Pashkëve, kur u ndërmor operacioni. Hetuesit arritën tek ai përmes gjurmëve dixhitale dhe monitorimit të transaksioneve financiare, ndërsa në momentin e arrestimit nuk pati rezistencë.

Mazzarella ishte në listën e personave më të kërkuar nga Ministria e Brendshme italiane dhe në arrati që prej 28 janarit 2025, pas një urdhërarresti nga Gjykata e Napolit. Ai dyshohet për përfshirje në një vrasje të lidhur me konfliktin mes klanit të tij dhe Alleanza di Secondigliano. Viktima, Antonio Maione, dyshohet të jetë goditur për shkak të lidhjeve familjare me një person të përfshirë në vrasjen e babait të Mazzarellës. Në vilën ku u arrestua, karabinierët sekuestruan ora të shtrenjta, rreth 20 mijë euro cash, dokumente false, telefona dhe materiale të shkruara që mund të lidhen me aktivitete financiare të paligjshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI