Flash

Berisha: Taulant Balla ka porositur vrasje, por ai ka imunitet si Edi Rama

Lapsi.al 4 April 2026
Berisha: Taulant Balla ka porositur vrasje, por ai ka imunitet si Edi Rama

Kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar sërish ditën e sotme Taulant Ballën, se ky i fundit është i përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë edhe porositjen e vrasjeve. Në një bashkëbisedim me ndjekësit online, Berisha u shpreh se ekzistojnë dokumente zyrtare që implikojnë Ballën në çështje të rënda penale, por që janë asgjësuar me vendime të institucioneve të drejtësisë në Elbasan.

Ai pretendoi gjithashtu për lidhje të Ballës me grupe kriminale dhe ndikim në procese hetimore. Berisha ngriti akuza edhe për ndërhyrje në raste konkrete kriminale dhe për përdorim të pushtetit për përfitime të paligjshme, duke përmendur edhe çështjen e njohur si “Toyota Yaris”.

”Taulant Balla është sot në parlament, pas Edi Ramës, njeriu me dokumente zyrtare, i provuar si njeri që ka porositur vrasje. Këto dokumente janë asgjësuar me vendim të një prokurori dhe një gjykatëseje në Elbasan. Procesverbali i këtij vendimi ekziston dhe është publikuar. Taulant Balla ka bërë marrëveshje me kartelin e Suel Çelës për të arrestuar bandat rivale në mënyrë që ato t’i sigurojnë qindra mijëra vota dhe kjo marrëveshje është zbatuar. Bandat rivale u arrestuan dhe karteli i Suel Çelës i siguroi qindra mijëra vota. Taulant Balla është personi që u dërgua nga Suel Çela për të liruar nga burgu dy terroristë që kishin vendosur tritol në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës për të hedhur atë në erë. Tritoli ra nga shala dhe shpërtheu në rrugë.

Të këshilluara

A ia vlen të rivihet në punë ARMO?

Shtrenjtimi i çmimit të naftës në tregun e pakicë, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes së produktit në bursa, rikthen debatin nëse duhet të rindërtohet dhe të vi...

08:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI