Flash

Benfica e Porto, akuza ndaj arbitrave se po ndihmojnë Sporting: “Nuk ka më turp”

Lapsi.al 4 April 2026
Benfica e Porto, akuza ndaj arbitrave se po ndihmojnë Sporting: “Nuk
Në Portugali ka shpërthyer një polemikë e vërtetë arbitrale pas fitores së së premtes mbrëma të Sporting Lisbonës ndaj Santa Clara me rezultatin 4-2. Ajo që bëri bujë ishte një faull i pretenduar i Flavio Gonçalves, mbrojtës i Sporting, ndaj Fernandes në minutat e fundit, kur rezultati ishte 3-2 për vendasit. Porto protestoi në rrjetet sociale duke postuar kontaktin e dyshimtë, ndërsa Benfica shkoi edhe më tej. Klubi i teknikut Jose Mourinhos, në fakt, u ndal te detajet duke theksuar, gjithmonë me një video, tre favore të mundshme arbitrale në favor të Sporting. Të qarta ishin fjalët që shoqëruan videon: “Nuk ka më turp”. Të tre klubet janë në garë për fitimin e titullit kampion, me Porton e Fariolit në krye me 72 pikë, i ndjekur nga Sporting me 68 dhe Benfica me 65.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI