Flash

Veliaj në gjykatë flet për pasojat që po vuan Tirana që kur është arrestuar ai

Lapsi.al 3 April 2026
Veliaj në gjykatë flet për pasojat që po vuan Tirana që

Gjykata Administrative ka shtyrë seancën në lidhje me padinë e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar pavlefshmëri të emërimit si prokuror në vitin 2008. Seanca e radhës do të mbahet më 8 maj, ora 14:00.

“Seanca shtyhet që të rregullohet ndërgjyqësia në të kundërt do të vendoset pushimi i padisë”, u shpreh gjykata.

Kujtojmë që më herët, Veliaj u shpreh gjatë seancës se me Ols Dadon është në konflikt interesi duke theksuar se ai ka kërkuar leje ndërtimi, ndërsa shtoi se edhe emri i Nesti Angonit, denoncuesit të tij, nuk ekziston. Gjithashtu Veliaj ka folur për pasojat që po vuan qyteti i Tiranës, si ndotja apo mungesa e hapjes së kopshteve të reja, që kur ai është vënë në pranga padrejtësisht.

“Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten. Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë por tek bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda. Sot nuk firmos më tek bashkia e Tiranës, që kanë të bëjnë me këtë njeriun. Sot plehrat janë sheshit, se edhe unë erdha sot këtu dhe pashë. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht në Kashar, janë 14 muaj s’është hapur një kopsht”, tha Veliaj, i cili shtoi “duke parë çfarë hallesh ka KLP këto kohë, çmund të themi”. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI