Flash

Seanca ndaj Veliajt, debate në sallë mes avokatit Haxhia dhe prokurorit Dado

Lapsi.al 3 April 2026
Seanca ndaj Veliajt, debate në sallë mes avokatit Haxhia dhe

Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut, Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve. Mësohet se, gjykata pohoi caktimin e një avokateje kryesisht për ish-efektivin e Policisë së Burgjeve, Fation Baci, poashtu i pandehur në çështje.

Ky veprim nga gjykata, ngjalli debat mes palëve, nëse ishte njohur avokatja apo jo me aktet e dosjes. Ndërkohë siç u lajmërua më herët, Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit.

Maks Haxhia: Në cilësinë e kreut të dhomës Kombëtare të Avokatisë, dua të di nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me aktet e dosjes, apo jo. Ajo do të përgjigjet nëse po zbaton rregullat, pasi ka një komitet disiplinor.

Ols Dado: Nuk je kryetar i Dhomës ti këtu, je avokat.

Plarent Ndreca, avokat i Veliajt: Maks Haxhia i ka të dy cilësitë, edhe avokat, edhe kreu i DHKA. Procesi i rregullt ligjor lidhet edhe me mënyrën se si e ushtrojnë profesionin avokatët. Kam një kërkesë. Në 17.3.2026 jam pajisur me prokure nga Erion Veliaj. Kam ndërmarrë të gjitha veprimet për t’u njohur me dosjen. Ju kam dërguar edhe një shkresë për oraret në të cilat mund të paraqitesha në gjykatë. Në 26 mars kam marrë përgjigje. Fillimisht mu tha se do ta merrja elektronike, por më pas nuk ma dhanë.

Kam qenë çdo ditë në gjykatë për t'u njohur me aktet. Është një volum shumë i madh.  Klienti im ju ka vënë në dijeni se nga 169 fashikuj, mungojnë disa prej tyre. Kërkoj një afat 2-javor për të saktësuar çfarë mungon në dosje, të na vendoset në dispozicion dhe për të vlerësuar se si do të bëjmë mbrojtjen tonë. Ky proces nuk ka vetëm dimension individual, por edhe publik, për shkak se klienti im është kryebashkiak i zgjedhur. Na garantoni kushte të nevojshme për ushtrimin e profesionit dhe një mbrojtje efektive.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

09:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI