Flash

Nga Federline te Spears: vendimi i ri i djalit të Britney Spears

Lapsi.al 3 April 2026
Nga Federline te Spears: vendimi i ri i djalit të Britney Spears

Djali i madh i këngëtares së famshme Britney Spears, Sean Preston, ka bërë një ndryshim të dukshëm në rrjetet sociale, duke shtuar mbiemrin e nënës së tij dhe duke hequr atë të babait.

Sipas raportimeve, 20-vjeçari tashmë përdor emrin “Sean P Spears” në Instagram, ndërsa më parë njihej thjesht si “Sean Preston”. Sean është djali i Spears me ish-bashkëshortin e saj, Kevin Federline.

Ky ndryshim vjen menjëherë pas ribashkimit të tij me nënën gjatë një pushimi në jaht fundjavën e kaluar. Në fotot e publikuara nga Spears në Instagram, Sean shfaqet krah saj dhe vëllait të tij më të vogël, Jayden James, 19 vjeç.

Ndryshe nga Jayden, i cili është parë shpesh në shoqërinë e nënës së tij, ribashkimi i Sean me Spears ka qenë më i rrallë. Madje, sipas mediave, ai kishte refuzuar të kalonte festat e fundvitit me të në Kaliforni, duke zgjedhur të qëndronte në Luiziana me familjarë të tjerë.

Megjithatë, duket se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar. Në fotot e fundit, Sean shihet duke e përqafuar artisten, një gjest që tregon afrimin mes tyre.

Ndërkohë, raportimet tregojnë se Sean dhe Jayden po i qëndrojnë pranë Britney në një moment të vështirë, pas arrestimit të saj më 4 mars nën dyshimin për drejtim mjeti në gjendje të dehur në Kaliforni. Ajo u lirua të nesërmen.

Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se djemtë e saj po e mbështesin plotësisht. “Ata e duan dhe duan që ajo të ndihet më mirë,” ka thënë një burim.

Vetë Spears, 44 vjeç, u rikthye në Instagram pas ngjarjes, duke ndarë momente me familjen dhe duke falënderuar fansat për mbështetjen. “Koha me familjen dhe miqtë është një bekim,” shkroi ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI