Flash

Në kërkim për vjedhje dhe shitje lëndësh narkotike, në pranga dy persona në Vlorë

Lapsi.al 3 April 2026
Në kërkim për vjedhje dhe shitje lëndësh narkotike,

Janë vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Iu vodhi me forcë, bizhuteri floriri, shuma parash dhe celularë, 3 shtetaseve të huaja, gjatë 2 muajve të fundit, vihet në pranga 25-vjeçari.

I dënuar me mbi 3 vjet bugim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të shpallur në kërkim, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

-M. A., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.02.2026, në Lungomare, iu ka vjedhur me forcë, 2 shtetaseve kazake, 1 celular, 1 byzylyk floriri dhe 2700 euro, ndërsa më datë 04.03.2026, në lagjen “10 Korriku”, i ka vjedhur me forcë, një shtetaseje kazake, varësen e floririt, celularin dhe 4000 dollarë.

Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. D., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

09:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI