Flash

Humb jetën 17-vjeçari në Durrës, pësoi infarkt gjatë orës së fiskulturës

Lapsi.al 3 April 2026
Humb jetën 17-vjeçari në Durrës, pësoi infarkt

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në qytetin e Durrësit, ku një nxënës ka humbur jetën në ambientet e shkollës.

Sipas informacioneve paraprake, një 17-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë zhvillimit të orës së fiskulturës në gjimnaz.

Sipas policisë, adoleshenti menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka pësuar infarkt,

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, si dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI