Flash

E pandehur në dosjen “Veliaj”,Bushka kërkon gjykim të shkurtuar/ Çështja të ndahet

Lapsi.al 3 April 2026
E pandehur në dosjen “Veliaj”,Bushka kërkon gjykim të

Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka, një nga të pandehurat e dosjes “Veliaj” ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Avokati Henrik Ligori deklaroi se Bushka, nuk ka pranuar akuzat gjatë hetimit paraprak, duke i konsideruar ato të pabazuara në prova dhe fakte. Avokati Ligori theksoi se gjyqtari i seancës paraprake e ka kaluar çështjen për gjyq, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar pushimin e saj në atë fazë.

Në vijim, Ligori konfirmoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe shtoi kërkesën për ndarje të çështjes, duke argumentuar se GJKKO nuk ka kompetencë vendore për këtë rast dhe propozon dërgimin e çështjes te një gjykatë tjetër.

“Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh që në fazën e hetimit paraprak nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësor si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskompetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete”, tha avokati Henrik Ligori.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

09:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI