Flash

Berisha: Autoriteti i konkurrencës është i zhytur në naftë!

Lapsi.al 3 April 2026
Berisha: Autoriteti i konkurrencës është i zhytur në

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se rritja e çmimit të naftës ka një impakt të madh në xhepat e familjeve shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se do të dorëzojnë në Parlament amendamente e ligje lidhur me këtë çështje dhe se gjithashtu do të kërkojnë hetim për Autoritetin e Konkurrencës të cilin e akuzon, ‘si të zhytur në naftë’.

“Konflikti në Lindjen e Mesme solli njësoj si COVID krizën. Por Lindja e Mesme është rajon më ndikim madhor në energjinë e botës. Ndërhyrja është një emergjencë. Edhe akcizën e ka të lidhur me inflacionin. Nafta qëndron si ndëshkim për pensionistët, por edhe për shqiptarët në përgjithësi. Ne në parlament do dorëzojmë amendamente e ligje dhe do kërkojmë hetim për Autoritetin e Konkurrencës që është i zhytur në naftë.

Ky është i shkonfiguruar nga çdo koncept qeveritari dhe zyrtari. Nuk ka asnjë koncept. I fshirë.

Dhe mbi këtë bazë, del e u thotë qytetarëve çdo lloj mashtrimi që i vjen në kokë. Shet injorancë nga mëngjesi gjer në darkë para kamerave. Shet mashtrime të turpshme t’i dëgjojë një njeri. Dhe gjithçka bën për të mbuluar këtë ndëshkim që u bën shqiptarëve me çmimin e naftës. Ndëshkim që shkon në miliarda euro. Shkon në 2.6 miliardë euro. Shkon në pamundësi masive të fermerëve për të paguar mjetet e punës.

Shkon në çmime të larta transporti. Në rritje të çmimit të ushqimeve. Dhe shkon në një cinizëm, në një sharlatanizëm ekstrem. Tani do ta gjurmojmë naftën ne, thotë, se ajo nafta të rikujton ndonjëherë paranojakët e dikurshme. Thoshte Enver Hoxha, ma thotë ajo mendja ime se në atë katror atje ka naftë. Edhe ky thotë, ma thotë kjo mendja ime se nafta transit na zhduket. Nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë. Nafta e tëra vjen me anije.

Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë. Është gjetur. Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë. Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bë një plaçkitje masive të shqiptarëve. Pra, dy janë faktorët kryesorë të këtij çmimi ndëshkues të litrit të naftës në Shqipëri. Ngarkesa fiskale më e lartë në botë. Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ngarkesë fiskale më të lartë se Shqipëria.

Jo. Dhe e dyta, nuk ka një vend tjetër që të ketë një kontrabandë më të madhe se Shqipëria. Por kontrabanda, thashë edhe njëherë, është e tëra kontrabandë qeveritare. Se gjemitë kontrabandë i sjell vetëm qeveria. 1.1 euro dora e shtetit merr për litër nafte nga qytetari. 0.7 u merr në Maqedoni, u merr në Kosovë, dhe çmimet aty janë minimumi 40 përqind më të lira. Më e lirë.

Të këshilluara

Plagosen 2 të rinj me thikë në Shkodër

Rreth orës 19:50, dy persona, Enis Preza 19 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale E. Sh. janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodër për ndihmë mjekësore, pasi j...

20:32

63-vjeçarin e rrahin për vdekje në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Al...

17:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI