Flash

BE e tmerruar nga lufta në Iran: Mund të arrijmë te nafta me racion

Lapsi.al 3 April 2026
BE e tmerruar nga lufta në Iran: Mund të arrijmë te nafta me

Komisioneri i energjisë i Bashkimit Europian, Dan Jorgensen, thotë se blloku po vlerëson të gjitha mundësitë për t’u përballur me tronditjen energjitike afatgjatë të luftës në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për Financial Times, Jorgensen tha se mes mundësive në shqyrtim janë racionimi i karburantit dhe lirimi i sa më shumë naftës nga rezervat e emergjencës.

“Kjo do të jetë një krizë e gjatë. Çmimet e energjisë do të jenë më të larta për një kohë shumë të gjatë dhe vendet duhet të sigurohen që të kenë atë që u nevojitet”, tha Dan Jorgensen, komisioner europian për energjinë.

Situata ka detyruar qeveritë të hartojnë plane për të mbështetur konsumatorët dhe ka nxitur disa vende të ndezin termocentralet me qymyr. I pyetur në lidhje me mundësinë e ndryshimit të rregullores europiane për një nga sektorët më të prekur, karburantin e avionëve, i cili kërkon kushte specifike për t’u ruajtur, komisioneri tha se çdo opsion mbetet i hapur.

“Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe është e qartë se sa më serioze bëhet situata, aq më shumë sigurisht që do të duhet të shqyrtojmë edhe mjetet legjislative”, shtoi komisioneri.

Jorgensen nuk përjashtoi një tjetër lirim të rezervave strategjike të energjisë nëse situata bëhet më e rëndë. Vendet e BE-së morën pjesë në lirimin më të madh të rezervave të naftës në histori muajin e kaluar, në një përpjekje për të zbutur çmimet në rritje.

Sot, nafta e papërpunuar Brent shitet me rreth 110 dollarë për fuçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI