Flash

Trump shkarkon prokuroren e përgjithshme të SHBA

Lapsi.al 2 April 2026
Trump shkarkon prokuroren e përgjithshme të SHBA

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar Pam Bondi-n nga detyra e Prokurores së Përgjithshme, tha një burim i njohur me çështjen për CNN. Ajo do të zëvendësohet për momentin nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche, tha burimi.

Trump kishte folur ditët e fundit me aleatët rreth mundësisë së shkarkimit të Bondit , dhe ai foli me të personalisht të mërkurën rreth mundësisë që kjo të ndodhte, thanë burimet. Në bisedë, të cilën një burim e përshkroi si “të vështirë”, Trump tregoi se Bondi nuk do të qëndronte gjatë në rolin e saj dhe se ai do ta zëvendësonte atë në të ardhmen e afërt, thanë burimet.

Burimet thanë se Bondit iu tha se do t’i jepej një punë tjetër më vonë. Në bisedën e tyre, thanë dy burime, Trump përmendi mundësinë e emërimit të saj si gjyqtare pas largimit të saj nga Departamenti i Drejtësisë.

Bondi ishte e pranishme në fjalimin e Trump drejtuar kombit të mërkurën. Burimet thanë se Trump është i frustruar me Bondin në shumë fronte. Në veçanti, ai është i mërzitur për mënyrën se si ajo i ka trajtuar dosjet e Jeffrey Epstein , dhe është gjithashtu i zemëruar që ajo nuk i ka hetuar ose ndjekur penalisht mjaftueshëm kundërshtarët e tij politikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI