Flash

Trump: Macron keqtrajtohet nga gruaja. Presidenti francez: E pahijshme!

Lapsi.al 2 April 2026
Trump: Macron keqtrajtohet nga gruaja. Presidenti francez: E pahijshme!

Donald Trump është tallur sërish me presidentin francez Emmanuel Macron duke folur për qëndrimin e tij ndaj luftës me Iranin. Duke iu referuar qëndrimit të aleatëve të SHBA-së në NATO, presidenti amerikan tha fillimisht se "nuk kishim nevojë për ta, por unë i pyeta gjithsesi".

Trump tha se gruaja e presidentit francez "e trajton Macron shumë keq" dhe se ai "ende është duke e marrë veten nga një goditje në nofull".

“E mora Francën, Macron... gruaja e tij e keqtrajton. Ai ende e kujton shuplakën që i dha ajo”, - tha Trump duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Kësaj deklarate iu përgjigj vetë Macron. Fillimisht presidenti francez e përshkroi një operacion të mundshëm ushtarak për të "hapur" Hormuzin si jorealist dhe akuzoi presidentin amerikan për dobësimin e NATO-s.

Duke iu referuar talljeve të bëra nga Trump për marrëdhënien me gruan e tij, ai tha se këto komente "nuk janë as të sjellshme dhe as të denja për këtë nivel".  

Pak kohë më parë u bë viral një moment kur gjatë një vizite në Azi gruaja e parë e Francës u fiksua duke i dhënë një shuplakë presidentit para se të zbrisnin nga avioni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI