Flash

Rikthehet në burg, Jorgo Goro transferohet në Fier

Lapsi.al 2 April 2026
Rikthehet në burg, Jorgo Goro transferohet në Fier

Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është transferuar drejt burgut të Fierit. Ai u vetëdorëzua në Komisariatin e Vlorës, pasi SPAK lëshoi urdhër-ekzekutimi për rikthimin e tij në burg. Pavarësisht vetëdorëzimit, më herët mbrojtja e Jorgo Goros depozitoi një kërkesë për revokimin e urdhrit të ekzekutimit, me argumentin se dënimi është shlyer përmes kohës së paraburgimit.

Jorgo Goro u lirua nga burgu 12 gushtin e vitit të kaluar pasi vuajti 17 muaj në qeli prej dënimit të dhënë fillimisht nga Shkalla e Parë e GJKKO.

Vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme lidhet me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës në Himarë, për të cilën Goro ishte dënuar edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025 me 2 vite burg, dënim që u la në fuqi nga Apeli, por me gjykim të shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj. SPAK ka bërë përllogaritjen e kohës së vuajtur në paraburgim dhe ka dalë në përfundimin se Goros i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.

Ndërkohë, më herët ai kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim lidhur me tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë në Gjilek të Himarës, nga i cili përfitoi ulje për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar dhe u lirua.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI