Flash

"Partizani"/ SPAK nuk kundërshton që Rama të thirret për dëshmi (Data kur vendoset)

Lapsi.al 2 April 2026
"Partizani"/ SPAK nuk kundërshton që Rama të thirret

Prokuroria e Posaçme nuk e kundërshtoi thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin penal të pagëzuar si “Partizani” me të pandehur kryesor për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim, ish-kreun e qeverisë shqiptare Sali Berisha.

Thirrja e Ramës është kërkuar nga avokatët e të pandehurve, që pretendojnë se është pikërisht ai që ka bërë ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv Partizani, çështje për të cilën nuk është pyetur asnjëherë, në një kohë që të pandehur janë marrë Berisha, dhëndri i tij Malltezi dhe disa persona të tjerë.

Prokurorët thanë se në lidhje me këtë çështje e lënë në vlerësim të gjykatës, duke mos e kundërshtuar thirrjen e kryeministrit si dëshmitar në proces.

Por prokurorët këmbëngulën në Gjykatën e Posaçme që të rrezohen kërkesat e të pandehurve dhe avokatëve të tyre, për pavlefshmëri të provave, gjë që në thelb do të rrëzonte procesin. “Kërkojmë që këto pretendime të mos merren parasysh dhe të rrëzohen”, thanë prokurorët.

Për marrjen e një vendimi lidhur me kërkesat paraprake të palëve, seanca u shty me datë 15 prill.

Berisha është I pandehur për korrupsion pasi sipas SPAK favorizoi dhëndrin e tij në privatizimin e klubit sportiv Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për të njëjtën vepër akuzohen dhe disa të pandehur të tjerë.

Ndërkohë në këtë të enjte në GJKKO u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e paraqitur nga Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja e tij Argita Malltezi për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuritë e tij.

Gjatë seancës avokati Klodian Skënderi deklaroi se klienti I tij për shkak të sekuestrimit të pasurive e ka të pamundur një jetesë normale. Malltezi deklaroi se për këtë arsye nuk ka mundësi të paguajë as avokatet, duke i cenuar të drejtën për një mbrojtje efektive dhe akses në drejtësi, fakte që u kundërshtuan nga SPAK.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI