Flash

Nokës i hoqën fjalën, tensione në Kuvend

Lapsi.al 2 April 2026
Nokës i hoqën fjalën, tensione në Kuvend

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit të opozitës, Flamur Noka.

Në shenjë proteste, deputetët e Partisë Demokratike të revoltuar nuk kanë lejuar që deputetët e mazhorancës të flasin. Ndërkohë mësohet se Peleshi ka njoftuar një pushim prej pesë minutash.

Noka: S’po kërcet mua se ca tërheq ti. Tërhiq ato 60 mega në Kolonjë se ato të mbajnë peng. Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të vrasëses të Xhavit Gurrës, si ka ndodhur kurrë kjo që ka ndodhur. Të flasë këtu ne emër të popullit të maxhoranvës, 009, Toyota Yaris, dhe të përfaqësojë pushtetin dhe maxhorancën, ushtari i Suel Çelës, personi 009 që gjendet në dosjet që Britania e Madhe disponon në trafikun e drogës, apo në dosjet e Brukselit, kjo tregon se jeni katandisur në bandë. Ti më dhimbsesh, ai 60 megëshi ty do të tërheqë dhe do të zhburrnojë (I drejtohet Pelshit)

Peleshi: Po merrni masën e dytë disiplinore, s’mund të bëni asgjë me dhunë.

Noka: A të dogji? E vërteta nuk fshihet, mos harroni.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI