Flash

“Këto për Koçon, Titin dhe Haxhinaston"/ Letrat me shkrim dore të Metës nga burgu

Lapsi.al 2 April 2026
“Këto për Koçon, Titin dhe Haxhinaston"/ Letrat me

Në pamundësi për t'i takuar në paraburgim, e vetmja alternativë e ish-Presidentit Ilir Meta për të komunikuar me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij është shkrimi i letrave me dorë.

Në fotot e mëposhtme, duken disa letra dhe kartolina që kreu i Partisë së Lirisë ka shkruar për Koço Danajn, Edmond Haxhinaston dhe Petrit Vasilin.

Prej gati dy vitesh kreu i PL-së, ndodhet në paraburgim dhe SPAK-u ka refuzuar çdo kërkesë të bashkëpunëtorëve të tij për ta vizituar në qelinë e burgut.

Së fundmi Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.

Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.

Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm. /TCH

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI