Flash

Ish-prokurori: Në Shqipëri janë parandaluar tre atentate terroriste

Lapsi.al 2 April 2026
Ish-prokurori: Në Shqipëri janë parandaluar tre atentate

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ka komentuar rrezikun iranian dhe paralajmërimin e SHBA. Ai theksoi se nuk ka arsye për të pasur panik, megjithatë nënvizon se është me rëndësi që autoritetet të jenë vigjilente. Gjithashtu ai shtoi se rreziku nuk është ushtarak por bëhet fjalë për sulme kibernetike.

“Vend për panik nuk ka. Edhe kur ka pasur informacione konkrete në Republikën e Shqipërisë në 2017-2018-2018 për sulme të mundshme nga Garda Revolucionare dhe vetë shteti i Iranit me sukses janë arritur të parandalohen.

Por a ka vend për vigjilencë të shtuar, sigurisht që ka. Shqipëria është në radar të sulmeve, por jo të hapur, por për sulmet hibride që vijnë nga shteti i Iranit. Pra shkojmë në antitezë që politika nuk duhet ta qetësojë.

Kërcënimet hibride, në Shqipëri janë parandaluar tre atentate të mundshme terroriste të përgatitura dhe provuara me prova ligjore nga forca të gardës revolucionare dhe forca kuds dhe kjo tregon që Shqipëria mund të jetë një target.

Targeti është si një luftë hibride. Në luftën hibride është provuar se kanë tentuar qeliza lidhur me Gardëm Revolucionare, fakti që në Shqipëri ka patur sulme kibernetike po nga i njëjti burim që është Irani dhe fakti që janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.

Rreziku nuk është ushtarak klasik, por rrezik për sulme kibernetike. Nga hetimet që kemi patur, kemi arritur të identifikojmë një grup personash që paguheshin nga shteti i Iranit për të dezinformuar opinionin publik shqiptar”, - tha Beci në një intervistë në emisionin “Kjo Javë’ në News24. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI