Flash

Irani i jep një super ofertë BE-së dhe vendeve aziatike, për të çakërdisur Trumpin

Lapsi.al 2 April 2026
Irani i jep një super ofertë BE-së dhe vendeve aziatike, për

Irani po përpiqet të luajë kartën më të fortë gjeopolitike të momentit, kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë me tone sfiduese ndaj Donald Trump, Teherani ka bërë të ditur se është gati të lidhë marrëveshje të veçanta me vendet europiane, aziatike dhe arabe që duan të përdorin këtë korridor jetik për transportin e naftës.

Deklarata u bë nga Kryetari i Këshillit Qeveritar të Informacionit, Elias Hazrati, i cili tha se Irani kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit dhe se tashmë është gati të negociojë drejtpërdrejt me vendet që varen nga kjo rrugë detare.

“Irani kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump flet pa kuptim për Ngushticën e Hormuzit. Sot, kemi vendosur që mund të shpallim një marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit. Do t’i ftojmë vendet evropiane, aziatike dhe arabe që duan ta përdorin atë për të lidhur një marrëveshje me ne”, tha ai në transmetimin e transmetuesit shtetëror të Iranit.

Mesazhi është i qartë: Teherani po u ofron vendeve që kanë interes jetik për naftën e Gjirit një rrugë direkte marrëveshjeje me Iranin, duke anashkaluar presionin amerikan dhe duke sfiduar hapur linjën e Trumpit.

Më herët, presidenti amerikan deklaroi në një fjalim drejtuar kombit se lundrimi përmes Ngushticës së Hormuzit do të rikthehet plotësisht sapo të përfundojë konflikti me Iranin, duke theksuar se vetë Teherani ka interes të vazhdojë shitjen e naftës.

Lexo më tej: (VIDEO) Trump lëshon një tjetër batutë epike për Presidentin Makron 

Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për tranzitin nëpër Hormuz dhe se përgjegjësia për ta rikthyer lundrimin bie mbi vendet që e përdorin këtë rrugë për transportin e energjisë.

Në këtë përplasje, Irani duket se po përpiqet të kthejë krizën në avantazh diplomatik. T’u ofrojë europianëve, aziatikëve dhe vendeve arabe një marrëveshje direkte me Teheranin, duke e vënë Trumpin përballë faktit se çelësi i energjisë globale nuk hapet vetëm me forcë ushtarake. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI