Flash

I moshuari u gjet i pajetë në banesë nga fqinjët, dyshohet për grabitje

Lapsi.al 2 April 2026
I moshuari u gjet i pajetë në banesë nga fqinjët, dyshohet

Gëzim Vija, 78 vjeçar është gjetur paraditen e kësaj të mërkure pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçës. Mësohet se të parët që kanë konstatuar rastin janë fqinjët e vet.

Këta të fundit thonë se kanë parë dritaren e baneses së 78-vjeçarit që ishte e thyer dhe kanë hyrë menjëherë brenda banesës, ku kanë gjetur këtë të fundit pa shenja jete. Menjëherë është lajmëruar policia e Korçës, të cilët kanë konstatuar shenja dhune, nga të cilat mendohet të ketë ardhur vdekja e 78 vjeçarit.

Unifromat blu po hetojnë në pistën e grabitjes, për shkak mungesës së një shume parash që dyshohet të jetë vjedhur në banesë. Sakaq, trupi të ndjerit, pritet të dërgohet në morg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI