Flash

“Friends” si terapi: Lisa Kudrow kujton Matthew Perry

Lapsi.al 2 April 2026
“Friends” si terapi: Lisa Kudrow kujton Matthew Perry

Aktorja e njohur e serialit Friends, Lisa Kudrow, ka ndarë së fundmi kujtime prekëse për mikun dhe kolegun e saj të ndjerë, Matthew Perry, gati tre vite pas ndarjes së tij nga jeta.

Gjatë një interviste më 27 mars për Capital FM, Kudrow tregoi se ka gjetur ngushëllim duke parë episodet e vjetra të serialit që i bëri të famshëm në mbarë botën.

“Pas vdekjes së Matthew ishte shumë ngushëlluese të shikoja serialin” u shpreh ajo. “Më bëntr të qeshja dhe ai ishte aty.”

Aktorja 62-vjeçare nuk hezitoi të theksojë se Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing, ishte më i veçanti për të në aspektin e humorit.

“Ishte shumë qesharak, më  funny nga të gjithë. Më falni ju të tjerët, por vërtet ishte,” tha ajo, duke shtuar megjithatë se i gjithë kasti e bënte për të qeshur.

Kudrow zbuloi gjithashtu se tani e ka kthyer në rutinë shikimin e serialit, diçka që nuk e bënte gjatë kohës së xhirimeve.

“Nuk i kam parë të gjitha episodet atëherë. Kisha një fëmijë dhe nuk kishim kohë. Madje as nuk e kuptonim kur transmetohej,” tregoi ajo.

Duke reflektuar mbi ndikimin e serialit, aktorja theksoi rëndësinë që kanë prodhimet televizive në një botë shpesh kaotike.

“E kupton sa i rëndësishëm është ky lloj argëtimi – të të bëjë të qeshësh dhe të ndihesh mirë. Është shërues,” u shpreh Lisa.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI