Flash

Detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë/ Policia po heton në dy pista

Lapsi.al 2 April 2026
Detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë/

Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec të Korçës. Policia konfirmon se kemi të bëjmë me një vrasje. Nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale.

78-vjeçari, Gëzim Vija u gjet pa shenja jete në banesën e tij mëngjesin e sotëm. Ai rezulton se është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen. Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme.

Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.

Hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.

Në vendngjarje prej mëngjesit ka qenë edhe drejtori i policisë Vilson Bala, shoqëruar nga zëvendës drejtori i krimeve Elton Halili dhe shefi i komisariatit Faik Ruko, për të bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes e për të gjetur elementë për zbardhjen e ngjarjes. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI