Flash

Detaje/ 78-vjeçari i divorcuar dyshohet të jetë vrarë, policia thërret familjarët

Lapsi.al 2 April 2026
Detaje/ 78-vjeçari i divorcuar dyshohet të jetë vrarë,

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 78-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Mësohet se viktima është identifikuar si Gëzim (M) Vija, i cili jetonte i vetëm në banesë prej rreth 25 vitesh.

Trupi i pajetë është gjetur në banesën ku ai jetonte dhe më pas është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Gëzimi rezulton i divorcuar dhe ka katër fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerë jetojnë jashtë shtetit.

Familjarët janë thirrur në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre, pasi deri më tani nuk ka ende një motiv të përcaktuar për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari mund të jetë goditur me një send të fortë, ndërsa ekspertiza më e detajuar pritet të kryhet në morgun e Spitalit të Korçës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI