Flash

Balluku pengesë për në BE?/ Rama paralajmëron: Dera mund të mbyllet

Lapsi.al 2 April 2026
Balluku pengesë për në BE?/ Rama paralajmëron: Dera mund

Që kur mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, qeveria shqiptare ka marrë kritika dhe është folur për një pengesë të mundshme për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me studentët paralajmëroi se dera e hapur që Shqipëria të futet në BE, mund të mbyllet. Sipas tij, Shqipëria do bëjë të pamundurën që të mos bëhet sebep që kjo derë të mbyllet, por theksoi se “mund të mbyllet se ata mund të rikthehen në një situatë dhe të thonë “po prit njëherë””.

“Është një moment që mund të bëjmë historinë, duke hyrë në BE. Është hapur dera, por dera mund të mbyllet. E rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet dera dhe ne nuk do bëhemi sebep. Por dera mund të mbyllet, pas një viti, dy apo tre vitesh. Mund të mbyllet se ata mund të rikthehen në një situatë dhe të thonë “po prit njëherë”. Për këtë arsye ne duhet të bëjmë maksimumin këto vite ku duket që dera është e hapur. Nuk duhet të humbasim fokusin me lloj lloj…se nuk jam këtu për të bërë politikën e përditshme që bëhet këtu, por jam duke folur për politikën që duhet të bëjë çdo shqiptar dhe për mënyrën se çdo shqiptar duhet ta dallojë politikën e madhe. Politika e madhe është të bëhemi anëtar i BE, pjesa tjetër është politikë këtu”, tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 2 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI