Flash

Tragjedi pranë Lampeduzës, 19 emigrantë humbin jetën

Lapsi.al 1 April 2026
Tragjedi pranë Lampeduzës, 19 emigrantë humbin jetën

Roja Bregdetare Italiane ka njoftuar se 19 migrantë janë gjetur të vdekur dhe 58 të tjerë janë shpëtuar nga një gomone në rrezik, rreth 80 milje detare larg ishullit italian Lampeduza, gjatë mbrëmjes të së martës.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën e kërkim-shpëtimit të Libia, pavarësisht kushteve tepër të vështira të motit. Sipas zëdhënësit të rojës bregdetare, Roberto D’Arrigo, forcat italiane ishin të vetmet që mund të ndërhynin në zonë.

“Ne ishim të vetmit që mund të ndërhynim, pasi nuk kishte anije apo ekipe të tjera shpëtimi. Kushtet në det ishin ekstreme, me dallgë që arrinin mbi 6-7 metra”, deklaroi ai.

Dyshohet se migrantët ishin nisur nga Libia, ndërsa viktimat besohet se kanë humbur jetën si pasojë e hipotermisë, megjithëse shkaqet e sakta të vdekjes pritet të konfirmohen nga autoritetet.

Të mbijetuarit u transportuan drejt Lampeduzës pas një udhëtimi që zgjati rreth 10 orë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e shërbimeve shëndetësore lokale.

Ishulli i Lampeduzës konsiderohet si një nga pikat kryesore hyrëse në Evropë për migrantët që kalojnë përmes Mesdheut nga Afrika e Veriut. Çdo vit, mijëra persona humbasin jetën në këtë rrugë të rrezikshme, shpesh në mjete të vogla lundruese që nisen nga brigjet e Libisë dhe Tunizisë.

Ngjarja rikthen në vëmendje tragjeditë e shpeshta në këtë zonë. Në gusht të vitit të kaluar, një tjetër anije me rreth 100 migrantë u përmbys në ujërat ndërkombëtare pranë Lampeduzës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave.

Të këshilluara

Rama: Fitoret nuk na i fal kush

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Ai u shpre...

18:58

Sa para duhen për të blerë lirinë?

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 1938. Dhjetor! Milosh Gjergj Nikolla, 27 vjeç, ishte ndarë nga jeta katër muaj më herët nga tuberkulozi, pasi pati bërtitur deri n...

13:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI