Flash

Shtyhet seanca për Veliajn dhe 29 të tjerë, mungoi kryebashkiaku dhe Xoxa

Lapsi.al 1 April 2026
Shtyhet seanca për Veliajn dhe 29 të tjerë, mungoi kryebashkiaku

Është shtyrë për në 3 prill seanca në themel për Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë. Në sallë ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa disa të pandehur munguan.

Veliaj nuk ishte i pranishëm personalisht, por kishte dërguar një deklaratë ku shprehej se dëshiron të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ishte ndodhej në seancë. Gjithashtu mungonte edhe Ajola Xoxa, ndërsa mbrojtësit e saj ishin të pranishëm. Nga ana tjetër, mungonin shumica e të pandehurve të tjerë, ndërsa i vetmi i pranishëm personalisht ishte Elman Abule.

Gjatë seancës, avokati Sokol Hazizaj kërkoi që klienti i tij, Fatmir Bektashi, së bashku me shoqërinë e tij, të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Kjo kërkesë shkaktoi kundërshti nga përfaqësuesit e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Dado vuri në dukje se gjatë 8 muajve të fundit procesi nuk ka mundur të hyjë në fazën e gjykimit.

“Kemi 8 muaj që nuk arrijmë dot të futemi në proces ligjor. Kjo është qartazi një strategji për të zvarritur procesin. E veçuar si kërkesë, kjo e Hazizajt nuk paraqet ndonjë interes për ekonominë gjyqësore, vetëm nëse kërkohet gjykim i shkurtuar”, tha prokurori Ols Dado.

Avokati Plarent Ndreca theksoi se prezenca e tij nuk ka për qëllim shtyrjen e seancës, por respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe se është për ekonomi gjyqësore, por jo në dëm të të pandehurve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 1 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI