Flash

Shkrumbohet plotësisht makina pranë autostradës Fier-Vlorë

Lapsi.al 1 April 2026
Shkrumbohet plotësisht makina pranë autostradës Fier-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e Novoselës, pranë autostradës Fier–Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në tokat bujqësore të kësaj zone, ku mjeti është konstatuar duke u djegur plotësisht.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pa arritur të shpëtojnë automjetin, i cili është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë edhe arsyeja pse mjeti ndodhej në këtë zonë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 1 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI