Flash

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose. Kush e zëvendëson (Emri)

Lapsi.al 1 April 2026
Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose. Kush e

Klevis Qose është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që mbante prej më shumë se dy vitesh. Një burim i tha Lapsi.al se vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë.

Në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi, i cili më parë ka qenë i komanduar në krye të IKMT-së.

Më herët Kupi ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Kujtojmë që na harkun kohor të pak muajve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u përfshi në dy ngjarje të rënda. E para ishte arratisja e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit.

E dyta ishte “shtëpia e barit” e zbuluar në Peqin, në një magazinë në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës.

Por përtej këtyre, korrupsioni në burgje, hyrja e eskortave për takime speciale dhe abuzime të tjera të panumërta, janë probleme prej një kohe të gjatë.

Cdo drejtues ka bërë pak ose aspak për të ndërtuar një sistem burgjesh të sigurt e me standardet më të larta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sa para duhen për të blerë lirinë?

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 1938. Dhjetor! Milosh Gjergj Nikolla, 27 vjeç, ishte ndarë nga jeta katër muaj më herët nga tuberkulozi, pasi pati bërtitur deri n...

13:35

VIDEO/ Shikoni golin e Turqisë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Turqisë është e para që ka shënuar gol në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Turqit kanë shënuar në minutën e 54-të, përmes Kerem Akturkogl...

22:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI