Flash

Qeveria me paketë ndihme për transportin, rikthehet subvencionimi i naftës

Lapsi.al 1 April 2026
Qeveria me paketë ndihme për transportin, rikthehet subvencionimi i

Me qëllim lehtësimin e kostove për transportin urban dhe interurban publik pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve, qeveria parashikon të rikthejë skemën për subvencionimin e naftës.

Pas kërkesa dërguar ministrive për marrjen e masave, Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban kanë zhvilluar ditën e sotme takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi.

Kryetari i Shoqatës të Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për se gjatë takimit u vendos që shërbimi do vazhdojë dhe shteti do marrë masa për subvencion.

Subvencionimi si masë mbrojtëse për sektorin u zbatua edhe në periudhën e krizës së vitit 2022, për shkak të luftës në Ukrainë. Në atë periudhë transporti publik u subvencionua me për naftën në masën 100 lekë për litër.

Memaj theksoi se ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë masa e subvencionit. Sipas tij, detajet pritet të përcaktohen në një takim tjetër që do të zhvillohet ditën e martë. Megjithatë, ai nënvizoi se për sektorin publik, subvencionimi do të jetë i pashmangshëm.

Të këshilluara

Rama: Fitoret nuk na i fal kush

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Ai u shpre...

18:58

Sa para duhen për të blerë lirinë?

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 1938. Dhjetor! Milosh Gjergj Nikolla, 27 vjeç, ishte ndarë nga jeta katër muaj më herët nga tuberkulozi, pasi pati bërtitur deri n...

13:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI